“Deri më datë 5 do jemi gati”, Skënder Gega për shortin me Egnatian dhe situatën te Partizani: Asgjë personale me lojtarët…

Skënder Gega

Skënder Gega ka folur pasi Partizani mësoi se do të përballet me Egnatian në Final Four. Ndeshja gjysmëfinale do të marrë jetë më 5 maj.

Trajneri Gega deklaroi pas shortit:

“E pashmangshme, besoj Final Four duhet ta shijojmë, klubi ka ardhur në pikësynimet e veta. Do gëzojmë në çdo mënyrë, edhe të ishte me Vllazninë dhe Dinamon. Deri me datë 5 kemi ditë ekstra për të punuar. Të bëjmë më të mirën, në fund të fitojë futbolli.

Egnatia është skuadra më e fortë, por në Final Four tjetër qasje. Ardhja në Final Four na ka dhënë qetësi, por dhe besim. Është në “Arena Kombëtare” me mbështetjen e tifozëve, nuk ka shumë gjëra për të thënë. I vlerësoj kundërshtarët, edhe sikur të mos ishte Egnatia, historia tregon që gjatë vitit humbet pikë me ekipet që nuk kanë kualitetin e Egnatias. Besoj se e vlerësojnë Partizanin. Jemi në Final Four me 3 ekipe që kanë bërë shumë mirë, Egnatia ekip kampion, vjen me ecuri të mirë, ka potencial dhe lojtarë të mirë dhe ne po formohemi, deri me datë 5 besoj do jemi 100%.

Nuk janë radikale vendimet, çdo trajner dhe klub ka rregullat e veta, asgjë personale. Çdo gjë ka shkuar si e kemi parashikuar, uljet-ngritjet dhe dilemat janë patjetër. Partizani është kryesor. Gjëra që kanë kaluar, unë mundohem t’i sheshoj situatat kur janë të ngrohta, shpresoj t’i kem 100% të gjithë dhe kjo është më e rëndësishme.” Përfundoi Skënder Gega.

LEXO ME SHUME:“Ia dalim”, Ermal Barushi sfidon Vllazninë: Short i mirë, duam të fitojmë titullin kampion

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…