Skënder Gega me ndryshime te Partizani, dy emra të rinj në stafin e klubit të kuq

Skënder Gega

Skënder Gega ka ardhur te Partizani, duke sjellë ndryshime në vendosjen e skuadrës dhe në emra, por jo vetëm kaq. Ai ka vendosur të bëjë disa ndryshime edhe në stafin teknik, që e asiston çdo ditë në stërvitje dhe në ndeshje.

Aldo Duro dhe Oriand Abazaj janë dy emrat e rinj që i janë bashkuar  Skënder Gega-s pas emërimit të tij. Të dy vijnë nga familja e kuqe, pasi punojnë edhe në sektorin e akademisë, ku Aldo Duro ka drejtuar ekipin U-17. Ky i fundit ka marrë rolin e zëvendëstrajnerit, ndërsa Abazaj, përveç aspektit taktik, do të ndihmojë edhe në përgatitjen atletike, diçka që e zotëron dhe e praktikon prej kohësh.

Në sy bie fakti se, pas afro katër vitesh, Renaldo Kalari nuk është më pjesë e stafit të Partizanit. Ish-mbrojtësi ka qenë në stafin e Ilir Dajës dhe të gjithë atyre që kanë pasuar tiranasin. Tashmë ai do të mbajë vetëm drejtimin e Partizanit B, që nuk arriti të ngjitej direkt në Kategorinë e Tretë, por do të duhet të luajë “play off” me të renditurat poshtë në Kategorinë e Dytë.

Të kuqtë, pavarësisht se kishin aktivizuar disa lojtarë të ekipit të parë, u mposhtën minimalisht nga Eagles, që siguroi ngjitjen direkte në të Dytën. Partizanit i bëhet rruga më e gjatë dhe shpresohet që objektivi të arrihet. Të kuqtë kërkojnë Katëgorinë e Dytë jo për ambicie, por sepse aty do të ndihmonin më shumë në promovimin apo rritjen e lojtarëve për ekipin e parë.

LEXO ME SHUME:Derbi pasuron FSHF-në nga sjellet e tifozëve, gjoba të rënda nga Komisioni për Partizanin e Tiranën (VENDIMET)

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League

1 comment

Skënder Gega fokusohet te Egnatia dhe flet për afrimin e Shalës 11/04/2025 - 18:42
[…] LEXO ME SHUME:Skënder Gega me ndryshime te Partizani, dy emra të rinj në stafin e klubit të kuq […]

Comments are closed

Add Comment