SKANDALOZE! Alfred Peza heq nga puna nënën e një fëmije me autizëm

Ndodh edhe kështu. Ndoshta nuk përbën asnjë zhgënjim për shumë nga ata që e njohin Alfred Pezën, nga ata që kanë raportuar për të.

Një njeri që pretendon se është një gazetar normal, një miliarder, një individ, i cili i mohonte bukën djalit të tij duke shkuar nëpër gjykata me një dokument sikur paguhej vetëm 80 mijë lekë të rinj nga trafikanti i drogës, Xhemail Pasmaçiu, dikur kur punonte drejtor dhe pagesa ishte miliona lekë.

Epo dikush që shkon në gjykatë dhe fsheh rrogën përballë fëmijës së tij që ka nevojë të mbështetet dhe të rritet nuk mundet të ketë një sjellje tjetër.

Alfred Peza mësohet se ka larguar nga puna një punonjëse të RTSH-së, e cila ka fëmijën me autizëm.
Jo se familjarët e tjerë, punonjësit e larguar, gati 80 persona, nga të cilët rreth 30 tashmë me dokumente të firmosura, të tjerët të vetëlarguar, janë më pak probleme apo janë më pak shqetësim se rasti i një zonje me një fëmijë me një problematikë që ka nevojë më shumë se kurrë për nënën dhe mbështetjen e saj për financa të shtuara për një fëmijë që ka nevojë për përkujdesje më të madhe, por që turpësisht firma e Alfred Pezës e hedh në rrugë. Dhe ison ia mban një tjetër person, Leka Bungo, i Këshillit Drejtues.

Një dyshe që e kanë kthyer RTSH-në në muajt e fundit në ansamblin e turpit, me një festival të dështuar, me largime masive nga puna të dhjetëra personave, familjarë, njerëz me halle dhe problematika të caktuara, njerëz që paguajnë kredi në banka, njerëz me probleme shëndetësore si gjithë shqiptarët e tjerë, njerëz të varfër dhe nuk janë hequr se janë të pazotë, nuk janë hequr se nuk kanë respekt për punën apo se nuk janë profesionistë.

Janë hequr sepse në vendet e tyre Alfred Peza kërkon të çojë ata që do ai për të kontrolluar institucionin dhe për ta kthyer në një strukturë të kontrolluar, për dorë të fortë, ku akuzat për korrupsion nuk janë të pakta që nga fondet për Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH që ishte një dështim e deri tek aktivitete të tjera, persona që nuk paraqiten në punë apo të tjerë që janë thjesht spektatorë dhe paguhen, ndërsa nëna e një fëmije me autizëm pushohet nga puna.

Në fakt është nënë e dy fëmijëve, por theksojmë këtë problematikë sepse është e trishtë, është e dhimbshme, është thuajse kriminale që të bësh një veprim të tillë.

 

Nga Alfred Peza nuk mund të prisje gjë tjetër. Njeriu që mjafton ta shohim në premtimet e tij elektorale, mjafton ta shohim në gjyqin përballë djalit, mjafton ta shohim gjatë kohës që punonte për Irfan Hysenbelliun, mjafton ta shohim tani në krye të RTSH-së.

As kjo nuk na çudit nga Alfred Peza. Por ata që e çuan atje duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ata që e çuan në krye të RTSH-së duhet të mbajnë përgjegjësi, jo përpara shqiptarëve, por përpara një fëmije, përpara familjarëve të tij, duhet të jenë përgjegjës dhe të mendohen dy herë për 70 familje që kanë një rrogë më pak, që punëson soj e sorollop për interesat e tij.

Kjo nuk është akuzë, është fakt. Alfred Peza nuk po bën reformë, po kap institucionin e RTSH-së për ta mbajtur për interesat e tij dhe për ta përdorur duke shfrytëzuar edhe Këshillin Mbikëqyrës të RTSH-së.

Burimi: CNA

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt