Skandali me tenderin 17.2 milionë euro nga AKSHI/ Ja kush ka përfituar nga aferat korruptive të agjencisë

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Avenir Peka, ka hedhur akuza ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit për abuzim me tendera.

Sipas Pekës, AKSHI disa muaj më parë hapi një tender me vlerë 5.5 milionë euro që parashikonte që një kompani private të lidhte Kadastrën, Tatimet dhe ISSH-në me rrjetin e brendshëm qeveritar të intranetit, duke shtruar infrastrukturën përkatëse si dhe të siguronte shërbim interneti me afat 24 muaj për këto institucione.

Peka tha se më pas tenderi u anulua nga AKSHI, që e përligji anulimin duke thënë se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme.

Ai nënvizon se, pesë ditë më parë AKSHI e ripublikoi procedurën me të njëjtin objekt, por me fond limit 17.2 milionë euro. Pra më shumë se dyfishin e vlerës së para katër muajve.

Deklarata e kryetarit të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Avenir Peka.

4 muaj më parë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 5.5 milionë euro. Ky tender parashikonte që një kompani private të lidhte Kadastrën, Tatimet dhe ISSH-në me rrjetin e brendshëm qeveritar të intranetit, duke shtruar infrastrukturën përkatëse si dhe të siguronte shërbim internet me afat 24 muaj për këto institucione. Më pas tenderi u anulua nga AKSHI, që e përligji anulimin duke thënë se dokumentat e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme.

Pesë ditë më parë AKSHI e ripublikoi procedurën me të njëjtin objekt, por me fond limit 17.2 milionë euro. Pra më shumë se dyfishin e vlerës së para katër muajve.

Ajo që bie në sy është rrija e vlerës me rreth 12 milionë euro. Nuk mund të lihet pa përmendur gjithashtu fakti se edhe për anulimin e tenderit nuk u paraqit në detaje se cilat janë “gabimet dhe mangësitë e rëndësishme”, në kundërshtim me nenin 38 pika 2 të VKM nr.285, ku citohet se njoftimi i anulimit duhet të përmbajë të paktën ARSYET e anulimit, përveç bazës ligjore.

Gjithashu nëse objekti i tenderit është i njëjtë, cila është arsyeja e shumëfishimit të fondit limit? Si e përllogariti AKSHI fondin limit të kësaj procedure duke qenë se për procedurën e parë, në dokumentin e specifikimeve teknike hartuar në tetor 2022, pika 5.1 citon:

-Shërbimi do të ofrohet në Institucionet shtetërore, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndërsa në dokumentet e tenderit të dytë të rishpallur pas formularit të njoftimit të kontratës afishohen 55 institucione, të cilat do përfitojnë shërbimin.

Pra, në procedurën e parë shërbimi do ishte për një gamë më të gjerë mbulimi, sikurse përcakton AKSHI «në të gjithë territorin e RSH-së», ndërsa në procedurën e dytë të rishpallur shërbimin do ta përfitojnë vetëm 55 institucione. Rrjedhimisht fondi limit duhet të ishte 5.5 milionë euro ose më pak.

Ky veprim bie në kundërshtim me ligjin nr.162, për Prokurimin Publik», neni 34, neni 35, neni 36 dhe VKM nr.285 «Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik».

Për nga zhvillimi i procedurave të prokurimit, jo vetëm në rastin më lart, por në tërësi AKSHI përdor kontrata të klasifikuara, dhe në rolin e autoritetit kontraktor lidh kontrata me operatorë të përsëritur, ndërkohë shërbimet janë të ndryshme. Kjo duke kufizuar konkurrencën dhe duke mos u dhënë akses operatorëve në treg për të marrë pjesë në procedurat që publikon. Hartimi i DST-ve dhe specifikimet teknike e kriteret kualifikuese kryhen në mënyrë të tillë që të drejtojnë te emra të caktuar operatorësh klientelistë ndër të cilët përmendim:

-Advanced Business Solutions sh.p.k. (Gerond Meçe, miku i ngushtë i Armand Frangut që është edhe baxhanak i Edi Ramës) 33.3 milionë euro nga 2015-2022, edhe me kontrata të klasifikuara)

-AES communication sh.p.k. (Jani Angjeli), 7.4 milionë euro 2014-2022 (me kontrata të klasifikuara);

-ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS (Vëllezërit Dulaku dhe Benjamin Feinberg) 10 milionë euro 2014 – 2022;

-AlbaScan sh.p.k. (Elton dhe Elison Jorgji) 4 milion euro 2015 – 2022

-ALISSA ALBANIA sh.p.k. (Vëllezërit Dulaku) 2.9 milionë euro 2019 – 2022 me kontrata të klasifikuara;

-Intech + sh.p.k. (ILIR BEQJA) 8.5 milionë euro nga 2014-2022;

-PRIMUS ALBANIA (zotëruar nga shoqëria në Zagreb Primus Adriatic me pronar Hrvoje Çabrajiç;

Në shtator 2018, vetëm 2 muaj pasi kishte fituar tenderin e shumëpërfolur për sistemin e ri të faturimit për biznesin, 15.2 milionë euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona sh.p.k. është shitur te një kompani e panjohur kroate me emrin “Primus Adriatic”.

Tenderi u cilësua më i lartë se çmimet e tregut, ndërsa pronari i “Primus Adriatic” u zbulua se ishte biznesmeni nga Kroacia, Hrvoje Çabrajiç, i akuzuar dhe hetuar për mashtrime gjatë ushtrimit të aktivitetit të biznesit dhe ortak i këshilltarit të Kryeministrit Rama, Zoran Milanoviç.

Asokohe, në media u raportua se edhe Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë, kishte gisht në tenderin e shumëpërfolur.

Sic shihet tenderi i fundit është vetëm një nga të shumtat afera korruptive tek AKSHI-t. Në 10 vitet e qeverisjes se Edi Ramës, ky institucion është është shndërruar në një nga gropat më të mëdha financiare të shtetit shqiptar, ku prokurohen shërbime me çmime deri në disafish më shumë se tregu.

U bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese që të ndërhyjnë menjëherë për të pezulluar këtë procedurë korruptive, dhe Prokuroria të nisë menjëherë hetimet.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025