Skandali i spiunëve në Greqi! Qeveria në rrezik, 33 politikanë, gazetarë dhe biznesmenë nën përgjim

Skandali i spiunëve në Greqi vazhdon dhe mori një tjetër kthesë të shtunën me publikimin e një liste të gjatë emrash të zyrtarëve të qeverisë, gazetarëve dhe biznesmenëve që ishin gjithashtu objekt i përgjimeve.

Sipas gazetës greke “Documento”, 33 persona u gjetën të kenë gjurmë të sistemit ilegal të përgjimeve “Predator” në pajisjet e tyre, duke përfshirë disa anëtarë të kabinetit të qeverisë konservatore të Demokracisë së Re dhe familjet e tyre, politikanë nga partia kryesore opozitare Syriza, gazetarë dhe biznesmenë kryesisht nga sektori mediatik, raporton Politico.

Shumica e zyrtarëve të kontaktuar nga gazeta thanë se nuk ishin në dijeni se ishin në shënjestër ose nuk donin të komentonin.

Mes figurave në listë janë ministri i Financave, ministri i Jashtëm, dy ish-ministra të Mbrojtjes Civile, Ministri i Zhvillimit, Ministri i Punës dhe ai i Turizmit, së bashku me bashkëshortet e tyre, si dhe objektiva të njohur si lideri i opozitës Pasok Nikos Androulakis dhe gazetari Thanasis Koukakis. Zëdhënësi i qeverisë, Yiannis Ikonomou tha në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë se raporti nuk ishte i bazuar në provat, por shtoi se “autoritetet duhet ta hetojnë plotësisht atë, veçanërisht gjyqësori grek”.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur