Skandalet me “Wizz Air” nuk kanë fund/ Nisen nga Koln për në Tiranë, përfundojnë në Bari

Janë për tu treguar si barcaleta apo histori të turpshme, ato që ndodhin dita pas dite me kompaninë Wizz Air.

Megjithëse erdhi në Shqipëri për të pretenduar fluturime low cost, kompania Wizz Air tashmë është khtyer në makth për pasagjerët e saj.

Vonesa, lënie me orët të gjata deri në mëngjes në aeroporte, anulime fluturimesh apo devijime të linjave të fluturimit, pasi nisesh nga Tirana për të shkuar në Paris, në fillim të çojnë në Selanik më pas mund të të zbresin diku tjetër.

Kështu ka ndodhur në një rast, ku avioni i Wizz Air u nis nga Tirana shkoi në Selanik dhe më pas u kthye diku në Gjermani.

Por një ngjarje ka ndodhur dje. Linja e fluturimit nga Koln-i në Rinas nuk ka përfunduar në kryeqytetin tone, por në Bari.

Dje në mbrëmje, në orën 22:35 minuta, zakonisht është fluturimi nga aeroporti i Kolni-t drejt Tiranës.

Pasi avioni është vonuar në nisjen e tij rreth 1 orë pasagjerët e kanë parë veten të zbresin në Bari.

Ç’bëri Itali, ç’bëri Shqipëri, një breg deti i ndan.

Në fakt, makthi ka vazhduar.  Edhe pse pasagjerët nuk kanë patur asnjë informacion, ata janë mbajtur për gati tre orë pas orës 01 të mesnatës, për tre orë kanë qëndruar në avion në Bari dhe çdo 30 minuta u thuhej që do tu jepej informacion.

Më pas, në orët e para të mëngjesit, kanë zbritur në aeroport si tufa delesh dhe pasagjerët pasi kanë qenë të indinjuar kanë protestuar dhe kanë mësuar se do të flutuojnë sot në mbrëmje drejt Tiranës.

Pra, janë nisur dje në darkë nga Koln-i dhe priten të vijnë në Tiranë sot në darkë.

Pas debateve të forta me pasagjerët dhe revoltës së tyre mësohet se disa prej tyre janë çuar në një hotel pranë aeroportit, ku dhe në mbrëmje do të kenë fluturimin drejt Rinasit.

Pra, me kompaninë Wizz Air nisesh nga Gjermania për të ardhur në Tiranë, por mund të shkosh të ulesh në Bari, të qëndrosh disa orë në avion, në aeroport kështu me radhë, pastaj të japin dhe hotel të thonë shko fli gjumë e të kthejnë në destinancioni tek i cili ishe nisur.

Ky është shërbimi që ofron Wizz Air, i cili vetëm pak ditë më parë anuloi fare një fluturim nga Varshava drejt Trianës apo pak javë më parë mësuam se si ndryshoi destinacionin dhe shkoi drejt Selanikut e kështu me radhë.

Kjo është Wizz Air me low cost, që në fakt është kthyer në Wizz Air-in e tmerrit të pasagjerëve që udhëtojnë me të.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024