SKANDAL! Po mbahej një minutë heshtje, tifozët e Crvena Zvezdës: “Kosova është Serbi”, reagojnë fansat e Man.City-t (video)

Mbrëmë, pas një përmbysi në Etihad, Manchester City mposhti Zvezdën me rezultat 3-1 në startin e sezonit të ri të Champions League, por tema kryesore e publikut janë tifozët e klubit nga Beogradi. “Delia” mbërriti në numër të madh në Angli, teksa të gjithë po flasin për turpin që shkaktuan para fillimit të lojës.

Mesazhet politike ishin edhe një herë pjesë e pandashme e “brohoritjes” së tyre pasi “Kosova Serbi” mund të dëgjohej duke bërë jehonë përmes Etihadit. Por nuk mbyllet këtu. Përkatësisht, pak para fillimit të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje për viktimat në Marok dhe Libi pas tërmeteve dhe përmbytjeve katastrofike.

Në ekran shfaqej një mesazh në anglisht, ku shkruhej: “Marok dhe Libi, ne jemi me ju” dhe tifozët e Zvezdës e panë arsyen e minutës së heshtjes, por nuk e respektuan fare. Ata e nisën fillimisht me fishkëllima të ashpra që tmerruan të gjithë në Etihad dhe më pas u dëgjua brohoritja “Ik q..uni Manchester City”, e cila shkaktoi revoltën edhe te tifozët vendas.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…