Skandal në Superligën e Kosovës, portieri i hap portën ish-lojtarit të Partizanit në minutën e 117-të (video)

Ferizaj ka siguruar “Play-Outin”, pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 36-të dhe të fundit të Superligës së Kosovës. Vetëm pak minuta para përfundimit të ndeshjes, takimi ishte me rezultatin 1-1 dhe me këtë rezultat Ferizaji shkonte në Kategorinë e Dytë.

Vendasit shënuan golin që i mbajti në Superligë në minutën e 104-të, me anë të Astrit Fazliut, pas një reagimi qesharak të portierit Altik Muhaxhirit. Realizimi i ish-futbollistit të Partizanit ka bërë xhiron e rrjetit, pasi dukshëm asnjë lojtar nuk e shqetësoi, po ashtu edhe portieri që reagoi keq.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)