Skandal në spitalin e Vlorës, ambulancës i bllokohet dera, ndërron jetë 35-vjeçari, familjarët përplasen me mjekët (VIDEO)

Autoambulanca e amortizuar e qendrës Shëndetësore të Orikumit bëhet shkak për një situatë të paprecedentë në Spitalin e Vlorës. 35 vjeçari Arbër Ferati ndërron jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Një ditë më parë  një 35 vjeçar, Arbër Feratin e zuri korenti teksa gjendej brenda autokombanjës dhe ishte duke shkuar të punonte në toka.

Sipas të dhënave tensioni i lartë i energjisë elektrike ka prekur automjetin e për pasojë 35 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Bluzat e Bardha thonë se 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës  për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së të riut.

Transporti është kryer nga autoambulanca e njësisë Shëndetësore Orikum, ndërsa me mbërritjen në hyrje të urgjencës së Spitalit ambulancës i është bllokuar dera.

Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë tension tek të afërmit e 35 vjeçarit.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….