Skandal në Korçë, Ardjan Takaj dhe i biri goditen me grushte gjatë ndeshjes ndaj Vllaznisë (video)

Minuta e parë të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në stadiumin ”Skënderbeu” në Korçë janë parë të zhvillohet një ngjarje e turpshme në tribunën VIP ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave.

Një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.

Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit. Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)