Skandal në Britani! Hajduti serial i Muzeut Britanik shkakton një dëm prej miliona paundësh për vite me radhë

Thuajse 2000 vepra arti nga Muzeu Britanik, mendohet se janë vjedhur dhe shkatërruar nga një hajdut i vetëm.

Krimineli i dyshuar, i cili mendohet se ka vjedhur muzeun për vite me radhë, ka marrë vepra me miliona paund dhe kjo nuk është vënë re aspak.

Shuma e veprave të humbura ka tronditur punonjësit e muzeut, pasi u zbuluan pas një hetimi të brendshëm të Petter Higgs, kuratori i kulturave mesdhetare që u shkarkua këtë verë. Ai mohon çdo krim të mundshëm.

Institucioni i famshëm botëror ka refuzuar të japë detaje lidhur me faktin se sa sende mungojnë por “Telegraph” raporton se burimet pranë muzeumit besojnë se mund të jenë vjedhur rreth 2000 vepra arti.

Ditën e djeshme është raportuar se Muzeu Brtanik e ka mbajtur të fshehtë këtë vjedhje për 8 muaj rresht nga publiku.

Policia është duke investiguar këtë vjedhje, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë person të arrestuar në lidhje më këtë vjedhje me vlerë marramendëse.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!