Skandal! Lulzim Basha i vë drynin selisë së PD

Anëtarët e Kryesisë së degës 4 dhe 11 në Tiranë kanë bërë publike emrat e delegatëve demokrat të cilët kanë firmosur për mbajtjen  e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Por këtë të martë përfaqësuesit e degës 4 janë përballur me një situatë të pazakontë, ku me urdhër të Lulzim Bashës administrata e selisë blu ka kyçur dyert në katin e dytë, duke mos i lejuar delegatët që të shkonin në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Duke parë këtë situatë të paprecedentë, nënkryetari i degës 4 në Tiranë, Luan Buzhiqi e dha deklaratën për mediat jashtë selisë blu, ku theksoi se 87% e delegatëve njohin Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Ndërsa nga dega 11 në Tiranë kanë firmosur formularin 79.5 % e delegatëve.

Një ditë më parë kreu i degës 1 të PD-së në Tiranë bëri me dije se 83% e delegatëve të degës që ai drejton do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…