Skandal/ Dhunohet profesori shqiptar në kufirin me Malin e Zi, ja pamjet tronditëse (video)

Publikohet një video e re nga momenti kur policia e Malit të Zi ka dhunuar në kufi, kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo.

Në video duket momenti, kur polici e kap nga fytyra Milon dhe më pas e nxjerr me forcë nga makina.

Kujtojmë që sot është ndëshkuar edhe autori i dhunës. Burime të pakonfirmuara pranë policisë dhe autoriteteve administrative në Malin e Zi, thanë se bëhet fjalë për zëvendësdrejtorin në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac. Ky i fundit është pezulluar nga detyra, pas incidentit të rëndë që është shënuar rreth nje muaj më parë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Kujtojmë që Milo ka qenë së bashku me familjen e tij kur është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga një efektiv malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.

Në mediat sociale janë publikuar edhe disa video, në të cilat shihet momenti kur anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë nxirret nga makina me forcë dhe dhunohet, ndërsa po ashtu është dhunuar edhe djali i tij.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi