Skandal!!! Dalin pamjet e dhunës, shikoni momentin kur Kejvina qëllon me shuplakë Luizin (VIDEO)

Mbrëmjen e së shtunës, komenti i Luiz Ejllit revoltoi shumë modelen Kejvina Kthella, e cila guxoi ta qëllonte me shuplakë. Këto pamje u dukën sikur u fshehën mbrëmjen kur po zhvillohej spektakli pasi nuk u transmetuan ndonëse Kejvina shfaqej shumë e nevrikosur dhe nuk kursente gjuhën e rrugës dhe ofendimet ndaj Luizit.

Me komentet “plehrë, ndyrësirë, tipat si ty më mbajnë çantat jashtë” dhe kërcënimet se e ka të atin ende gjallë, asnjë reagim nuk erdhi nga produksioni që vijoi programin pa transmetuar pamjet e dhunës.

Arbana Osmani vetëm i bënte thirrje Kejvinës që të qetësohej ndërsa ajo vijonte të thoshte që edhe nëse do ishte në qiell do të zbriste për t’u përballur me Luizin. Ndërsa këngëtari e kaloi me qetësi duke mos i dhënë rëndësi.

Por fakti që Kejvinës “nuk i është tërhequr veshi” për dhunën e shkaktuar bëri që ajo të mos pendohej dhe thoshte me zë të lartë se Luizi meriton nga një shuplakë çdo mëngjes.

Related posts

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)