Komuniteti shqiptar në Angli ka nisur protestën në Westminster Bridge, afër parlamentit. Emigrantët shqiptarë janë duke protestuar kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.
Mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në këtë protestë në Westminster Bridge, është se ata nuk janë kriminelë por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike. Të veshur kuq e zi dhe me flamuj shqiptarë, ata mbajnë në duar pankartat që shkruajnë: Mos negocioni me Edi Ramën, Suella të shkojë në vendin e saj.
Me dhjetëra qytetarë me origjinë shqiptare janë mbledhur ditën e sotme në Westminster Bridge, afër parlamentit britanik për të protestuar kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman. Ata u mblodhën rreth orës 11:00 ndërsa numri i të pranishmëve sa vjen e shtohet. Ata kanë zgjedhur të protesojnë me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë.
Sekretarja e Bredshme Suella Baverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshmë shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të ‘La Manshit’ kanë ‘pushtuar’ Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.