Situatë kritike në burgun e Peqinit! Dhjetra të dënuar VIP infektohen me Covid/ Ambulancat nisin me urgjencë pacientët drejt…

Covid 19 duket se po shkakton një situatë alarmante në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku burimet bëjnë me dije se dhjetra të dënuar ”Vip” janë infektuar nga koronavirusi.

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se aktualisht situata në këtë burg është e rëndë sa i përket gjendjes së pandemisë, ndërkohë që disa autoambulanca janë parë që të dalin nga ambientet e burgut për të transportuar të prekurit drejt kryeqytetit.

Mes personave që është infektuar nga Covid është edhe Dritan Dajti i cili u ekzaminua në QSUT, dhe po trajtohet tashmë në spitalin e burgut, ku ka shfaqur komplikacione serioze të sëmundjes.

Ndërkohë që lidhur me të gjithë këtë situatë të krijuar në burgun e Peqinit, nuk ka asnjë reagim nga ana e drejtuesve të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024