Situatë kaotike te Tirana, klubi pezullon lojtarin pas revoltës në derbi (EMRI)

Tirana nuk arriti të fitonte derbin e parë të sezonit teksa u mposht nga Partizani me rezultatin 2-1 në ‘Air Albania’. Bardheblutë e kanë nisur sezonin me shumë probleme teksa nga skuadra u shkarkua edhe rekordmeni Orges Shehi.

Mirëpo, humbja nuk ishte problemi i vetëm në përballjen me rivalët e përbetuar, por një veprim i Ardit Hilës ka lënë një shije të keqe te stafi i skuadrës. Mesfushori ishte titullar në derbi dhe u zëvëndësua në minutën e 67-të, por nuk u drejtua stolit të ekipit dhe u largua menjëherë nga fusha drejt dhomave të zhveshjes pa takuar asnjë nga stafi dhe shokët në stol.

Në analizën e bërë pas ndeshjes nga stafi dhe drejtuesit, klubi bardheblu mësohet të ketë pezulluar ‘revoltuesin’ i cili do të mungojë në një tjetër ‘finale’, atë me Egnatian të hënën në “Selman Stërmasi”.

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën