Situatë e tensionuar në PD/ Gazment Bardhi shpërthen ndaj Berishës: “Nëse vazhdon kryetar i PD-së, mbyll karrierën politike

Nëse vula zyrtare e Partisë Demokratike shkon te Sali Berisha, Gazment Bardhi thotë se është i përgatitur të mbyllë karrierën e tij politike si deputet në 2025.

I ftuar në një emision televiziv, ai tha se në të tilla rrethana do të vazhdojë të jetë një anëtar i thjeshtëi kësaj partie.

Bardhi: Unë do të vazhdoj të jem në PD, nuk ka asnjë diskutim. Nuk bëhem pjesë e asnjë lëvizje për asgjë të re. PD është partia që më ka dhënë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe unë do të mbështes, votoj dhe punoj gjithmonë për PD. Sigurisht, nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025 apo kurdo qofshin zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme unë e mbyll karrierën time si përfaqësues i demokratëve në Kuvendin e Shqipërisë duke vazhduar të kontribuoj si një anëtar i thjeshtë i zakonshëm në PD. E mbyll me vullnetin tim të lirë. U qëndroj atyre gjërave që kam thënë sesi e shoh unë të ardhmen e PD, që përmes PD të ketë të ardhme Shqipëria.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025