Situata post-zgjedhore/ Yuri Kim e prerë: Unë e di cila është puna ime, s’ka rëndësi se kush është në pushtet!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka theksuar edhe njëherë mesazhin e saj, të përcjellë dje lidhur me situatën post-zgjedhore në Shqipëri. Nga intervista e dhënë dje për emisionin “Opinion”, ajo ka ripostuar edhe njëherë mesazhin duke sqaruar se e dinte cila ishte detyra e saj.

“Njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet e tyre dhe unë mendoj se kur zhvillohen zgjedhjet, ka festë, ka edhe zhgënjim, dhe është shumë e rëndësishme të kesh diskutime të hapura për atë që ka ndodhur dhe për rrugën përpara. Unë e di nga ana ime se cila është puna ime. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është të përfaqësoj pozicionin e vendit tim. Dhe kur bëhet fjalë për këtë, ne duam një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Ne duam që ajo të jemi edhe më afër. Dhe nuk ka rëndësi se kush është në pushtet. Ne kemi punuar jashtëzakonisht mirë me këdo që ndodh të zgjidhet nga populli shqiptar dhe ne do ta vazhdojmë atë,”-tha ajo.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur