“Situata mund të përkeqësohet”/ Shkencëtarët britanikë thonë se varianti i ri i koronavirusit është 56% më infektues

Një studim që ka kryer shkolla për higjienë dhe mjekësi tropikale në Londër, ka arritur ne perfundimin se varianti i ri i COVID të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56% më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm mes njerezve.

Siç shkruan Forbes, kjo mund ta përkeqëojë në mënyrë dramatike situatën e pandemisë.

Shkencëtarët që kryen studimin, thonë se masat e kufizimit dhe izolimin që ka vendosur Britania e Madhe, mund edhe të mos e ndalojnë përhapjen më tej të koronavirusit.

Varianti i ri i virusit, më infektiv thuhet se është një faktor kryesor që qëndron pas rritjes së shifrave të infektimeve dhe fataliteteve në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur