“Situata me të infektuarit kambanë alarmi”/ Vasili: Rama gënjen shqiptarët me një trastë vaksinash

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se situata me koronavirusin paraqitet shumë e vështirë. Në një status në Facebook, Vasili teksa i referohet shifrave të sotme shkruan se është një kambanë alarmi shumë serioze.

Sipas Vasilit, Rama bën propagandë, duke shtuar se kryeministri gënjen shqiptarët me trastë vaksinash.

“Covid përpara dhe qeveria pas dhe një trastë vaksina në mes, do të thotë: mijëra të infektuar të tjerë, shumë prej të cilëve pa kujdes mjekësor dhe pa para’ për ta përballuar si dhe humbje jetë të tjera të shënuara apo jo nga qeveria” shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

COVID perpara, qeveria pas dhe trasta e vaksinave ne mes!

833 raste te reja te infektuara me COVID eshte kambanë shume serioze alarmi.

Pritej nje qendrim publik pas nje analize profesionale te ketyre shifrave tejet  preokupante dhe ku Komiteti i Eksperteve te shprehej e te merrte pergjegjesite qe i takojne.

Komiteti i Esperteve nuk mundet te vazhdoje më te sillet si dispeceri e qarkullimit rrugor, qe jep vetem oraret e hapjes dhe mbylljes se daljes ne rruge.

Mjerisht asnje qendrim i tille nuk u mbajt.

Shqiptaret kane parë qindra minuta televizive me Edi Ramen ne balle ne keto jave, kur vetem nje traste vaksina po aplikohen me hapin e breshkes vetem per te mbajtur gjalle propaganden e rilindjes.

Çdo profesionist i mjeksise e kupton me se miri qe situata eshte e rende, ndersa propaganda e peshtire kalon çdo kufi neverie.

Ne mungese te mbulimit me vaksina gje eshte qartesisht e larget duhet ridimensionuar gjithshka.

Sasia e Testimeve qe ndryshojne nga dita ne dite duhet te marre fund si mashtrim ne dem te shendetit te njerezve.

Gjurmimi dhe trajtimi duhen rishikuar e plotesuar gjeresisht sepse çalojne ne menyre kritike dhe fjalimet e Rames ne oborrin e QSU, jane çfaqje afrikane dhe jo pergjegjshmeri profesionale dhe shteterore.

Periudha stinore eshte nje rrezik i shtuar.

Covid perpara dhe qeveria pas  dhe nje traste vaksina ne mes,do te thote: mijra te infektuar te tjere, shume prej te cileve pa kujdes mjeksor dhe pa para’ per ta perballuar si dhe humbje jete te tjera te shenuara apo jo nga qeveria.

Qeveri lere propaganden, qe vret, po shtroju punes!!

Burimi: Panorama.al

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij