Situata e rënduar te Juventusi/ Allegri i ka kërkuar Agnellit shitjen e Ronaldos

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thuhet se e këshilloi pronarin Andrea Agnelli që të heqë qafe Cristiano Ronaldon, pasi po bllokon zhvillimin e ekipit.

La Repubblica raporton se Allegri i la një këshillë presidentit para se të përfundonin takimin mes tyre.

“Çlirohuni nga Ronaldo, ai po bllokon zhvillimin e ekipit dhe klubit”, i tha ish-trajneri pronarit, sipas gazetës.

Juventusi ka fituar tetë Scudetto radhazi dhe Ronaldo po synonte të fitonte gjashtë, pasi pesë nga ta vijnë prej Manchester United dhe Real Madrid.

Por, raportimi pretendon se skenari ka ndryshuar nga të qenit ‘marrëveshja e shekullit’ për Juventusin për t’u bërë pothuajse “një i burgosur” i yllit të tyre.

Marrëveshja e Ronaldos skadon në vitin 2022, por Calciomercato.com raporton se sulmuesi do të takohet me klubin pas sezonit për të diskutuar të ardhmen.

Sipas medmiumit, Juventusi është i gatshëm t’i thotë lamtumirë yllit portugez, por ka disa aspekte për t’u marrë parasysh.

Nuk ka oferta konkrete dhe ka një problem me taksat. Mediumi po ashtu zbulon se nëse Ronaldo largohet nga Torino, ai do të detyrohet të heqë dorë nga përfitimet fiskale që vetëm Italia mund të ofrojë.

Burimi: Telegrafi

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)