Situata e legjendës Pele po përkeqësohet, e konfirmon edhe spitali: Mosfunksionim i zemrës dhe veshkave

Legjenda e futbollit botëror, Pele, është prej disa ditësh i shtruar në spital në Brazil dhe duket se tashmë situata  shëndetësore e tij ka filluar të bëhet me të vërtetë shqetësuese. ”O Rei” ishte shtruar fillimisht për vizita si pasojë e kurave që merr për kancerin që i është diagnostikiar prej kohësh.

Por pak nga pak ai kaloi në repartin e terapisë intensive dhe pas disa buletinëve mjekësorë që ishin shpresëdhënës, ai i publikuar sot ka alarmuar gjithë Brazilin.

Mjekët e spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo bëjnë të ditur se ka “përparim të sëmundjes onkologjike” dhe se ish-lojtari kërkon kujdes më të madh me mosfunksionimin e veshkave dhe të zemrës.

“I pranuar që nga 29 nëntori për një rivlerësim të terapisë me kimioterapi për një tumor të zorrës së trashë dhe trajtimin e një infeksioni respirator, Edson Arantes do Nashimento paraqet progresion të sëmundjes onkologjike dhe kërkon kujdes më të madh në lidhje me mosfunksionime të veshkave dhe të zemrës”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga spitali, duke bërë të qartë se situata e legjendës braziliane tashmë ka kaluar në një stad shumë shqetësues.

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës