Sirena angleze për Igli Taren, klubi londinez e sheh shqiptarin ideal për merkaton

Klubi i Tottenhamit ka vënë në shenjestër drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, si zëvendësues të mundshëm për Fabio Paraticit. Siç raportohet nga “The Mirror”, Paratici (ish-drejtues i Juventusit) është përjashtuar me 30 muaj nga futbolli italian për përfshirjen e tij në parregullsi të supozuara financiare dhe kontabilitet të rremë te “Zonja e Vjetër). 50-vjeçari italian është aktualisht Drejtor Menaxhues i Futbollit te Tottenham.

“The Mirror” ka pohuar se megjithëse “pezullimi prej dy vitesh e gjysmë i Paraticit vlen vetëm për futbollin italian”, sipas rregulloreve të FIFA-s, “një shoqatë kombëtare mund të aplikojë për të zgjeruar pezullimin edhe jashtë vendit të vet”.

Juventusi thuhet se ka filluar procesin e apelimit kundër vendimit të gjykatës, por nëse bardhezinjtë dështojnë në apelimin e tyre, atëherë ka një shans që Paratici të përballet me një pezullim në mbarë botën.

“The Mirror” ka pohuar Tottenhami po sheh mundësinë e punësimit në vend të Paraticit zbuluesin e talenteve te Benfika, Rui Pedro Braz, nëse italiani pezullohet në të gjithë botën, ndërsa CMW po raporton se klubi i Premier League-s po sheh mundësinë e afrimit të 49-vjeçarit shqiptar, Igli Tare, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij aktuale me Lazion.

Tottenham është i pesti në Premier League për momentin me 39 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Lazio aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në Serinë A me 39 pikë në 22 ndeshje.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull