Sindikata e Pedagogëve PARALAJMËROJNË sërish protestë: Më datën 22 në orën 12:00 do të ketë tubim, kërkesat tona pa përgjigje

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka paralajmëruar se të mërkurën më datën 22 shkurt, orëa 12:00 do ngrihen në protestë.

Gjatë fjalës së tij Kovaçi tha se qeveria nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e tyre dhe se ka treguar qartë që “nuk i do studentët”.

Ai u shpreh se qeveria ka patur mjaftueshëm kohë për të shqyrtuar kërkesa e tyre dhe për tu dhënë zgjidhje, mirëpo deri më tani nuk është marrë në konsideratë asnjë kërkesë e tyre.

Sipas Kovaçit baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët, të cilat nuk janë plotësuar ende.

“Kemi ndjekur shqyrtimin për kërkesat tona. Këto institucione duhet të mbështesin organizimin e stafeve akademtike.

Shkëputja e komunikimit është e papranueshme. Refuzimi i qeverisë për të mos plotësuar kërkesat tonë tregon mos ndjeshmërisë ndaj atyre kërkesave.

Shumë kërkesa tona kanë ngelur pa marrë përgjigje. Ne tërheqim vëmendje për gradat dhe doktoraturat. Përqendrimi i të gjitha degëve në Tiranë dhe mbyllja e degëve në rrethe është një tjetër shqetësim.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe Kuvendit nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të biseduar me ne. Qëllimi ynë është që studentët të bëhen studiues të etur, por qeveria po tregon se nuk e don këtë. Protestë kombëtare ditën e mërkurë ora 10”, tha ai.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024