“Asllani ka treguar personalitet”, Inzaghi i del në mbrojtje mesfushorit shqiptar: Ai ka besimin tim dhe të klubit

Simone Inzagi

Simone Inzaghi ka marrë edhe një herë në mbrojtje Kristjan Asllanin. Trajneri italian thotë se ai po bën shumë mirë.

“Ky është një rezultat i arritur falë ndeshjeve të shkëlqyera. Tani na duhet edhe një pikë, por e kemi fatin në dorën tonë. Nuk ishte e lehtë që ta bënim këtë rrugë, por ne i kemi zhvilluar ndeshjet ashtu siç duhet. Jam i kënaqur me ndeshjen. Kemi qenë të përqendruar nga fillimi deri në fund. U bëra komplimentet djemve për mënyrën se si u sollën në fushë. Jam i lumtur për tifozët që kanë udhëtuar dhe udhëtojnë çdo 2 ditë për të qenë afër nesh”, tha fillimisht trajneri.

KRITIKAT NDAJ ASLLANIT

Jam dakord. Asllani është duke bërë shumë gjëra të mira, por përpara ka Çalhanoglunë në rolin e tij. Është duke punuar shumë mirë. Gjithmonë është gati, por ndodh që ndonjëherë të gabosh ndonjë ndeshje. Ai nuk është dorëzuar kurrë dhe impenjohet gjithmonë. Në rast se nuk do të ishte ndëshkuar me karton të verdhë do ta kisha lënë në fushë për 90 minuta. E shoh të kthjellët dhe të përqendruar. Ai e di që ka besimin tim dhe të klubit. Ne mbështetemi tek ai.

Kristjan Asllani ka treguar shumë personalitet. Nuk është e lehtë për asnjë lojtar që të zëvendësojë Çalhanoglunë. Ai është duke bërë shumë mirë me vazhdimësi dhe përgjigje në fushën e lojës. Nuk kisha dyshime për këtë dhe ai ka besimin e të gjithëve. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër një lojtar të tillë.” Përfundoi Simone Inzaghi.

LEXO ME SHUME:Kushdo që priste që t’i dridheshin këmbët, mbeti i zhgënjyer/ Asistoi golin e dytë të Interit, Asllani vlerësohet me notë pozitive

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana