Sigurimi i arenës e ndalon, tërbohet legjenda: Të gjithë duhet ta dinë se kush dreqin jam unë!

by A.M

Një ngjarje e pakëndshme ndodhi në Madison Square Garden të Nju Jorkut. Patrick Ewing, qendra legjendare e ekipit të basketbollit New York Knicks, u ndalua nga punonjësit e sigurisë së arenës, pasi nuk kishte leje hyrjeje.

Kjo gjë e tërboi atë që është lojtari me më shumë pikë, topa në tabelë, topa të vjedhur dhe blloqe në historinë e skuadrës.

“Të gjithë në këtë ndërtesë duhet ta dinë se kush dreqin jam unë. Mendoja se kjo ishte shtëpia ime. Ndihem shumë keq që më ndaluan dhe më kërkuan lejen e hyrjes. Të gjithë duhet të më njohin. Nuk po më lënë që të lëviz në shtëpinë time. A jemi në Madison Square Garden këtu, apo jo? Më duket se emrin e kam të shkruar me të mëdha këtu brenda”, tha ish-basketbollisti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.