Për të qënë të saktë, nuk ishte Frojdi ai që e shpiku idenë e vetëdijes kundrejt pavetëdijes, por ai ishte përgjegjësi kryesorë për përhapjen e saj.
Mendja e vetëdijshme është ajo për të cilën ju jeni të ndërgjegjshëm në çdo çast të dhënë, perceptimet, kujtimet,mendimet,fantazira, ndjenjat e përjetuar në të tashmen. Të jeshë i lidhur ngushtë me mendjen e vetëdijshme është ajo pjesë që Frojdi e quante pavetëdije, të cilën sot e quajmë ” kujtesa e përdorshme”: çdo gjë në të mund të kthehet lehtësisht në vetëdije, kujtime që nuk i sjell ndërmend për momentin, por që mund t’i sjellësh lehtësisht në kujtesë.
Askush s’ka probleme me këto dy shtresa të mendjes. Por Frojdi sugjeroi se këto janë pjesët më të vogla të saj. Pjesa më e madhe është pavetëdija. Ajo përfshin të gjitha gjërat që nuk sillen lehtësisht në ndërgjegje, përfshirë këtu shumë gjëra që kanë origjinën e tyre aty, si përshëmbull kujtime apo emocione të lidhura me traumën.
Sipas Frojdit, pavetëdija është burimi i motivacioneve tona, qofshin ato dëshira të thjeshta për ushqim apo për seks, kompulzionet neurotike apo motive për një artist apo shkencëtar. Megjithatë, në shpesh priremi të mohojmë ose t’i rezistojmë vetëdijësimit ndaj këtyre motiveve dhe shpesh ato na bëhen të përdorshme vetëm në mënyrë të kamufluar.
Nga Armand Muzhaqi