Si t’i bëni krepat më të shëndetshëm dhe dietikë

Kur jeni në dietë apo dëshironi të nisni ndonjë regjim, është shumë e thjeshtë që gatimi të kthehet në një mankth. 

Mëngjesi, dreka dhe darka duhet të jenë të mirëmenduara e të përgatitur me përbërës të cilët janë dietikë e nuk ju shëndoshin.

E për të evituar të gjithë këtë sforco ju këshillojmë të përgatisni krepa të shëndetshëm, dietikë e të freskët në çdo kohë.

Këto krepa të veçantë mund t’i konsumoni në mëngjes, në drekë apo në darkë.

Ndiqni recetën e plotë dhe shijojini sipas dëshirës tuaj.

Përbërësit

Treçerek filxhan çaji miell integral

2 lugë çaji pluhur pjekës

Çerek filxhan çaji kos

1 vezë

1 filxhan çaji boronica

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ju këshillojmë të mblidhni të gjithë përbërësit në tavolinën e punës.

Më pas në një enë përzieni miellin integral, pluhurin pjekës dhe kripën.

Hapni me duar një hapësirë në mes të enës dhe aty shtoni kosin dhe vezën.

Përzieni derisa të krijohet brumi i zakonshëm i krepave dhe më pas vendosni tiganin në zjarr.

Lyejeni atë me pak gjalpë ose vaj dhe hidhni garuzhden e parë të krepave.

Kur të piqet nga njëra anë kthejeni nga ana tjetër derisa të formohet peta e zankoshme e krepave.

I gjithë procesi i pjekjes së tyre në tigan do të zgjasë rreth 2 minuta në secilën anë.

Kur të jenë gati vendosini në një enë dhe mbulojini me kapak për disa momente.

Më pas mund t’i lyeni me pak salcë kosi e t’i mbushni me rukola, avokado, lakër të kuqe dhe disa bajame sipas dëshirës.

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!