Punët e përditshme, kujdesi ndaj fëmijëve, larja e enëve apo punë të tjera të tilla, e largojnë vëmendjen nga lëkura e duarve tuaja.
Për ta përkeqësuar më keq atë, ju vazhdoni t’i lani duart shpesh, pas çdo pune që bëni. Sigurisht, është diçka e pashmangshme, por kjo i bën duart tuaja të duken më të vjetra nga sa ju jeni në të vërtetë.
Përdorimi i sapunëve me kimikate të ndryshme i bëjnë duart tuaja të duken më të rrudhosura dhe me të zbardhura. Për fat të mirë, nuk është nevoja të shqetësoheni.
Ka pafund alternativa natyrale të cilat i bëjnë duart tuaj të duken të pastra dhe të buta si duart e foshnjave.
Një prej tyre është përgatitja e këtij skrabi me përbërës të ushqyeshëm dhe do t’iu marrë vetëm 3 minuta kohë.
Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Hidhni sheqerin në pëllëmbën e dorës tuaj dhe ngadalë shtoni edhe lugën me vajin e ullirit.
Duke përdorur pëllëmbën tjetër fërkojini ato me njëra tjetrën duke u kujdesur që përbërësit të mos bien në rrobat tuaja.
Masazhojini duart dhe gishtat butësisht me lëvizje rrethore për rreth 30 sekonda dhe lërini për pak të qetësohen.
Më pas shpërlajini me ujë të ngrohtë dhe thajini me një peshqir të butë.
Këtë skrab mund ta përgatistni çdo natë dhe ta aplikoni në duart tuaja, kryesisht kur ato janë shumë të ashpra.