Si të dalloni nëse shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati?

Sezoni i një prej frutave më të dashura të stinës së verës, shalqirit, ka nisur dhe po vijon me debatet e shumta të konsumatorëve mbi nivelin e përmbajtjes së nitrateve. Por prej kohësh ekziston edhe frika se shalqinjtë në vend mund të kenë përqindje të larta nitrati, shumë herë më të larta nga ç’lejohet.

Tepria e kimikatit në këtë frut kthehet në substancë helmuese në momentin që hyn në trup dhe shkakton helmim. Simptomat më të rëndomta të helmimit nga shalqiri janë marramendja, të përzierat dhe spazmat në stomak.

Po ja cila është një metodë e thjeshtë se si mund të dallojnë në shtëpi nëse ka shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati.

Metoda konsiston në futjen e një cope tuli nga shalqiri në një tas me ujë në temperaturë dhome. Nëse ka përmbajtje të lartë nitrati, uji do të marrë ngjyrë rozë të ndezur.

Merrni një copë tuli shalqiri pa fara dhe futeni në një tas me ujë. Lëreni për 10 minuta! Nëse uji ngjyroset në rozë, atëherë shalqiri ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqiri është në rregull. Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqiri është në rregull.

Related posts

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi