“Si të bëhesh milioner?”/ Malltezi: Vidh para publike dhe ndaji me Edvin Ramën!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka ngritur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe SPAK-ut, teksa ka folur në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Teksa ndalet tek Stela Gugallja, Malltezi shkruan se Edi Rama, kur vendos të të bëjë milioner, nuk pyet për ligj pasi ai vetë është Maliqi.

Stela Gugallja është bërë milionere, pa pasur as 1000 USD në konto bankare, pa pasur asnje ekspertizë, pa studiuar kurrë as edhe një leksion për fushën e menaxhimit të mbetjeve, dhe pa investuar as një lopatë apo karrocë dore, mori 23 milion euro nga buxheti i shtetit, thekson më tej Malltezi.

Reagimi i plotë

Stela Gugallja kështu është bërë milionere, pa pasur as 1000 USD në konto bankare, pa pasur asnje ekspertize, pa studiuar kurre as edhe nje leksion per fushen e menaxhimit te mbetjeve, dhe pa investuar as nje lopate apo karroce dore, mori 23 milion euro nga buxheti i shtetit.

Për një projekt të pakërkuar, te pacertifikuar dhe që binte në kundërshtim me Strategjine dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve.

Pa gare, behet nje vleresim pa publikuar asnje kriter, pasi nuk ka asnje ekspert incenerimi ne Shqiperi.

Ndonese Agjensia e Prokurimeve Publike njofton se nuk eshte ligjore procedura, Edi Rama, kur vendos te të bëjë milioner, nuk pyet per ligj pasi ai vetë është Maliqi.

Brenda dites bëhet gjoja sikur mbyllen 9 procedura, behet gjoja sikur negociohet kontrata dhe, ndonese kontrata ka thagma qe bien ndesh me ligjin, brenda dites del Vendimi i Qeverise qe t’i jape Gugalles nga buxheti ne mengjes 23 miijon euro. Te cilat në mbrëmje vijne te xhepi i Ahmetajt dhe Ramës.

Çfare u vu ne dispozicion ne bankes per sigurimin e kredise, do të pyesni ju?

1. Aksionet e kompanise se posakrikuar qe kish me pak se 1000 usd kapital;

2. Kontraten me shtetin qe do marre 23 miljon euro;

3. Kontraten me italianin qe do ia ndertoje me celesa ne dore per 15 miljon.

Nuk ka asnje kolateral, asnje ekspertize, asnje investim, fitim i paster 8 milion euro per ortaket qe ndajne parate me Edi Ramen!

Pyetjet tona për SPAK-un, dhe ata me pak vesh e sy, janë si vijon:

1. A duhet shpallur Shqipëria kampione ne Doing Business me kete dokument qe shohim?

2. A ishte kjo kompani e posakrijuar e njëjta me atë që u tha se kishte eksperience dhe meritonte 23 milion euro?

3. Si merr nje koncension 23 milionësh një kompani që ka 1 mijë USD kapital?

4. A kish njohje Rama-Ahmetaj-Agaci me Gugallen, apo me mire Klodian Zoton apo Mirel Mertirin?

5. A u shkarkua Arben Ahmetaj që, kur t’i trokasin te porta te jete ish-zevendës kryeministër dhe jo numri 2 i Qeverisë Rama?

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…