Si ta vini në gjumë beben tuaj – 6 këshilla të trajnerit për vënie në gjumë

Jeni prindër i një fëmije të vogël dhe nuk ju kujtohet kur ka qënë hera të fundit që keni bërë gjumë? Lexoni si ta vini në gjumë beben

Njerëzit me fëmijë të vegjël kërkojnë ndihmë dhe atë ndihmë e paguajnë shtrenjtë, mirëpo thonë se ia vlen.

Këshillat janë, thonë trajnerët për vënie të bebeve në gjumë, që bebet të kenë më shumë se gjashtë muaj.

Këto janë gjashtë këshillat që do t’ju ndihmojnë ta vini beben në gjumë:

1. Vini beben tuaj në gjumë gjithmonë në kohë të njëjtë.

2. Bëni rutinë para gjumit – bëni gjithmonë gjërat e njëjta – larja, ninullat apo diçka tjetër që do ta qetësojë fëmijën.

3. Mos e detyroni fëmijën që të flej, sepse ashtu vetëm sa do ta shqetësoni.

4. Qëndroni të qetë dhe konsekuent kur t’i thoni fëmijës: “Natën e mirë!”.

5. Mos nxitoni të shkoni te fëmija sapo të zgjohet në mëngjes. Lëreni që të zgjohet në qetësi.

6. Dhoma le të ketë temperaturën e përshtatshme. Nuk bën assesi të jetë tepër e ngrohtë. 

Related posts

Sa më gjatë t’i lini, aq më shpejt prishen! Ja 8 ushqime që nuk duhen futur kurrë në frigorifer

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!