Si sot 8 Mars!

Ngjarje:

  • 1618 – Johannes Kepler shpalli ligjin e tretë të lëvizjes së planeteve.
  • 1775 – U botua libri “African Slavery in America” nga Thomas Paine.
  • 1817 – U themelua tregu i organizuar financiar New York Stock Exchange (NYSE) në SHBA.
  • 1899 – Në Gjermani u themelua klubi i futbollit Eintracht Frankfurt.
  • 1921 – U vra kyeministri spanjoll Eduardo Dato Iradier në dalje të parlamentit.
  • 1942 – LDB: Holandezët iu dorzuan forcave japoneze në ishullin Java.
  • 1945 – Presidneti Tito jep urdhërin e Shpalljes së Diktaturës Ushtarake në mbarë Kosovën.
  • 1950 – Marshal Voroshilov deklaroi se Bashkimi Sovjetik ka bombë atomike.
  • 1957 – Egjipti rihapi Kanalin e Suezit.
  • 1965 – Lufta e Vietnamit: Në Vietnam arritën 3,500 trupat e para të Shteteve të Bashkuara.
  • 1971 – Joe Frazier u bë kampion i pa mboshtur botëror në kategorinë e rëndë në boks pasi mundi Muhammad Alinë me vendim unanim nga gjyqtarët në Madison Square Garden në New York City.
  • 1974 – U hap në Paris, Aeroporti Charles de Gaulle.
  • 1983 – Presidenti amerikan Ronald Reagan e quajti Bashkimin Sovjetik një perandori djallëzore.

Festa dhe përvjetore:

  • Dita Ndërkombëtare e Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas (DNG) festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi