Si sot 7 Maj!

Ngjarje:

7 maj 1915 – Anija transoqeanike britanike “Lusitania” u fundos nga një nëndetëse gjermane në ujërat territoriale të Irlandës. “Lusitania” u zhyt në ujërat e Atlantikut për 18 minuta duke shkaktuar vdekjen e 1.198 njerëzve, nga të cilët 128 qytetarë amerikanë. Ky sulm luajti një rol efektiv në përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luftën I Botërore.

7 maj 1945 – Pas vetëvrasjes së Adolf Hitlerit, gjenerali Alfred Jodl firmosi dokumentin që pranonte dorëzimin pa kushte të Gjermanisë. Një ditë më vonë, mareshali Von Keitel, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Gjermanisë, iu dorëzua gjeneralit Jukov, komandant i ushtrisë sovjetike, duke i dhënë fund Luftës II Botërore në kontinentin evropian.

1946 – Është themeluar kompania Tokyo Telecommunications Engineering, e cila ma vonë njihet me emrin: Sony.

1663 – Në Londër, në patronatin e mbretit Çarls II, është hapur teatri i parë.

2010 – Partia opozitare Konzervative fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe , por jo edhe shumicën.

Related posts

A e dini perse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?!

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!