Si sot 6 Prill!

Ngjarje:

6 prill 1326 – Orhan Gazi, sulltan i dytë i Perandorisë Osmane, ngadhënjeu Bursën. Ky qytet, asokohe nën sovranitetin bizantin, qe rrethuar nga Osman Beu, themelues i Shtetit Osman, por ngadhënjimi erdhi vetëm në periudhën e Sulltan Orhanit.

6 prill 1814 – Napoleon Bonaparti u internua në ishullin e Elbës, por iu lejua të mbajë titullin e perandorit.

6 prill 1896 – Filluan në kryeqytetin Athinë të Greqisë lojërat olimpike, të parat moderne në historinë e njerëzimit. Në to morën pjesë 245 sportistë nga 15 shtete duke u bërë kështu edhe organizimi sportiv me pjesëmarrjen më të lartë të asaj kohe.

  • 6 prill 1909 – Eksploruesi amerikan, Robert Peary, ndihmësi i tij Matthew Henson dhe katër eskimezë, hynë në histori si njerëzit e parë që shkelën në Polin e Veriut. Mirëpo pakujdesitë e Peary në regjistrimin e ngjarjeve dhe mungesa e disa të dhënave ngjallën dyshime të mëdha, aq sa shumë ekspertë menduan se ai nuk kishte mbërritur kurrë në Polin e Veriut.
  • 6 prill 1911 – Kryengritja e Malesise se Madhe: Ngritet ne malin Bratile flamuri kuq e zi.
  • 6 prill 1917 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan zyrtarisht përfshirjen e tyre në Luftën I Botërore. Amerika i shpalli luftë Gjermanisë dhe u rendit të krah të Bllokut të Antantës.
  • 6 prill 1920 – U themelua Agjencia Ndërkombëtare Turke e Lajmeve, e cila më pas do të njihej botërisht si Agjencia Anadolli (AA). Ajo u themelua nga Mustafa Qemal Ataturku, Halide Edip Adivari dhe Yunus Nadi për të informuar popullin në lidhje me Luftën Çlirimtare.
  • 6 prill 1941 – Lufta e Dytë Botërore:Trupat gjermane sulmuan Greqinë dhe Jugosllavinë. Sulmi ndaj Jugosllavisë filloi me bombardimin e Beogradit, gati në tërësi shkatrrohet dhe shkaktojnë rreth 12.00 viktima.
  • 6 prill 1945 – Trupat partizane hyjnë në Sarajevë.
  • 6 prill 1992 – Unioni Evropian pranoi pavarësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në të njejtën ditë në Sarajevë bien viktimat e para dhe fillon lufta në B dhe H.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi