Ngjarje:
6 maj 1877 –Crazy Horse (Kali i Çmendur), shefi i famshëm i lëkurëkuqëve të fisit Sioux, i mirënjohur për fitoren ndaj të bardhëve, u dorëzua tek ushtarët amerikanë në Nebraskë.
6 maj 1886 – Naim Frashëri, botoi poemën-himn për natyrën shqiptare Bagëti e Bujqësi.
6 maj 1927 –Radioja e Stambollit filloi transmetimet e para në bodrumin e godinës së PTT-së në Sirkeci (Büyük Postane). Duke qenë se aparat për të marrë valët e radios (radiomarrës) nuk kishte ende tek asnjë, këto transmetime iu përcollën popullit me altoparlantët që ishin vendosur mbi derën hyrëse të PTT-së.
6 maj 1937 – Merr flak disa minuta pasi ishte ngritur nga toka anija ajrore “Hindenburg”, zepelini më i madh i botës, dhe rrëzohet në tokë duke u djegur. Në aksident humbasin jetën 36 persona. Ngjarja bëhet shkak që më vonë të hiqet dorë nga përdorimi i zeplinëve si mjete transporti ajror.
6 maj 1994 – Hapet Tuneli i La Manshit, i cili lidh Anglinë me Francën duke kaluar poshtë Detit të La Manshit.
6 maj 2001 –Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në Siri shkoi në xhaminë e Dinastisë Umajade në Damask duke u bërë edhe papa i parë që hyn në një xhami.
Festa dhe përvjetore:
Festa e shenjtorit të krishterë Shën Gjergjit simbol i disa vendeve evropiane
Gjergji ose Shingjergji (rr. 275/280 – 23 prill 303) ishte një ushtar i perandorisë Romake që u bë më vonë dëshmor i krishterimit dhe (sipas Islamit) misionar i myslimanllëkut. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia, Katalonia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve.