Ngjarje:
- 1227 – Vritet kalifi al-Adil.
- 1940 – Takohen Adolf Hitler dhe Benito Mussolini në Kalimin Brenner.
- 1921 – Themelohet Kryqi i Kuq Shqiptar
- 1950 – Paraqitet për herë të parë Snoopy.
- 1958 – Themelohet Republika e Pestë e Francës.
- 1966 – Basutoland pavarësohet nga Britania e Madhe dhe riemërohet Lesotho.
- 1985 – U themelua Free Software Foundation në Massachusetts, ShBA.
- 1988 – Jim Bakker paditet për mashtrim.
- 1992 – Aeroplani El Al Boeing 747-200F u rrëzua në një ndërtesë dy familjare në Amsterdam duke lënë të vdekur 43, duke përfshirë 38 njerëz në tokë.
- 1993 – Në Moskë tanket e demonstruesve bombarduan Shtëpinë e Bardhë të Rusisë ku gjendej parlamenti.
- 2001 – Rrëzohet aeroplani Tupolev TU-154 i kompanisë Sibir Airlines në Detin e Zi pasi ishte sulmuar nga një sulmues ukrainas me raketë S-200, 78 njerëz të vdekur.
- 2004 – SpaceShipOne fitoi ndaj Ansari X Prize për fluturime private.
Festa dhe përvjetore:
- Dita botërore e mbrojtjes së kafshëve
Dita botërore e kafshëve festohet ç’do vit në datën 4 Tetor. Fillimet e saj i ka në vitin 1931 në Firence të Italisë , ku në një konventë të ekologjistëve të asaj kohe u vendos si 4 tetori dita botërore e kafshëve. Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet jeta e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen në të gjithë globin.
4 Tetori u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve , pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos ( Giovanni Francesco di Bernardone) , i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.
Megjithatë , kjo ditë, festohet tashmë në të gjithë botën , nga të gjithë adhuruesit e kafshëve, pa dallim feje , kombësie apo prejardhje . Në këtë ditë në të gjitha vendet organizohen takime të ndryshme , konferenca , takime me nxënës të shkollave , ku flitet rreth lidhjes dhe dashurisë që kafshët kanë për njerëzit dhe që ne duhet t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë.