1789 – George Washington zgjidhet njëzërazi president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1943 – Lufta e Dytë Botërore: Përfundoi Beteja e Stalingradit.
1944 – Operacioni i 4 Shkurtit, i njohur si Masakra e 4 Shkurtit.
1945 – Filloi punimet Konferenca e Jaltës në Krimé të Bashkimit Sovjetik e cila zgjati deri në 11 Shkurt. Tema kryesore e bisedimeve ishte rivendosja e rregullit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
1946 – U themelua në Tiranë klubi sportiv i futbollit Partizani, i cili u vu në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
1972 – Lufthansa dhe Aeroflot nënshkruajnë marrëveshjen për linjen ajrore të fluturimeve për pasagjere nga Frankfurti për në Moskë dhe anasjelltas.
1976 – Një tërmet në Guatemala dhe Honduras shkakton vdekjen e mbi 22.000 njerëzve.
1998 – Pas lëkundjeve të tokës në Afganistan gjejnë vdekjen mbi 5.000 njerëz. Tërmeti kishte një forcë prej 6.1 ballë të shkallës Richter.
1998 – Bill Gates fyet dhe qëllohet me tortë në fytyrë nga një qytetar i Belgjikës.
1999 – Hugo Chávez Frías u zgjodh president i Venezuelës.
2003 – Ish-Republika Federale e Jugosllavisë emërohet zyrtarisht Serbia dhe Mali i Zi dhe miraton një kushtetutë të re.
2004 – Studenti amerikan i Universitetit Harvard Mark Zuckerberg starton rrjetin social Facebook.