Si sot 30 Mars!

Ngjarje:

30 mars 1842 – Dr. Crwford Long, në operacionin e bërë ndaj studentit të tij për heqjen e kistit që kishte në qafë, duke e vënë në gjumë pacientin me eter, kreu edhe operacionin e parë me anestezi në historinë e mjekësisë.

30 mars 1856 – U nënshkrua Traktati i Parisit ndërmjet Perandorisë Ruse, Perandorisë Osmane, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Me këtë traktat iu dha fund Luftës së Krimesë.

30 mars 1863 – U themelua instituti i parë i shoqërisë civile, “Darusafaka” (Darüşşafaka) në fushën e arsimit në Turqi, që kishte si qëllim shkollimin falas me konvikt të fëmijëve jetimë. 

30 mars 1867 – Sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward bleu nga Perandoria Ruse për 7,2 milionë dollarë Alaskën, shtetin me sipërfaqen më të madhe dhe me dendësinë më të vogël të popullsisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

30 mars 1918 – Në Baku dhe përreth saj filluan përleshjet ndërmjet forcave të Bakusë Sovjetike dhe atyre të Federatës Revolucionare Armene. Në përleshjet, që u quajtën “Ngjarjet e Marsit” u masakruan shumë civilë.

30 mars 1945 – Lufta e dytë botërore: ushtria sovjetike pushton Danzig.

30 mars 1956 – Vdiq poeti, shkrimtari dhe juristi turk Mithat Cemal Kuntay.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi