Si sot 30 Maj!

Ngjarje:

30 maj 1431…  Jeanne d’Arc u dënua dhe u dogj me akuzën se ishte magjistare.

30 maj 1453…  Universiteti, që sot quhet “Stambolli” u themelua nga Sulltan Mehmet Fatihu (Ngadhënjimtari) një ditë pas marrjes së Stambollit. 

30 maj 1574 – Henry III bëhet mbret i Francës.

30 maj 1778… Vdiq Voltaire, shkrimtari dhe filozofi që dha një kontribut të madh në revolucionin francez dhe lëvizjen e iluminizmit.

30 maj 1883 – Në New York City, një thashethemë se Ura Brooklyn do të rrëzohet shkakton një rrëmujë e cila shtyp 12 njerëz.

30 maj 1913 – Lufta e Parë Ballkanike: Nënshkruhet Traktati i Londrës, 1913 duke përfunduar luftën. Shqipëria bëhet shtet i pavarur.

30 maj 1941 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania pushton Kretën.

30 maj 1982 – Spanja bëhet shteti i 16të i NATO-s dhe shteti i parë që bashkohet me aleancën qysh nga antarësimi i Gjermanisë Perëndimore më 1955.

30 maj 1992… Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosi embargo ndaj Serbisë me qëllim ndalimin e sulmeve serbe në Bosnjë-Hercegovinë.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime!