Si sot 3 Prill!

Ngjarje:

3 prill 1882 – Banditi amerikan, Jesse James, i cili mori famë me vjedhjet që pati realizuar pas Luftës Civile Amerikane, u vra pas krahëve nga shoku i tij i ngushtë, Robert Ford. I shndërruar në legjendë që sa ishte ende në jetë, ky bandit është bërë frymëzim për shumë romane dhe filma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

3 prill 1906 – Vëllezërit Lumiere (Auguste dhe Louis) shpikën fotografinë me ngjyra.

3 prill 1930 – Gruas në Turqi iu njoh për herë të parë e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në bazë të “Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore”, miratuar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, gruaja turke fitoi të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në zgjedhjet bashkiake.

3 prill 1937 – Në rrethin Karabuk të Turqisë, me direktivën e Mustafa Qemal Ataturkut dhe pjesëmarrjen e kryeministrit të atëhershëm, Ismet Inonu, u hodhën themelet e Fabrikës së Hekur-Çelikut.

3 prill 1948 – Presidenti 33. i SHBA-së, Harry Truman, nënshkroi Planin Marshall, një paketë ndihmash ekonomike nga e cila përfituan 16 shtete, mes të cilave edhe Turqia, vende që patën hyrë në krizë ekonomike pas Luftës II Botërore.

  • 1999 – Aeroplanët e NATO-s bombarduan qendrën e Beogradit, për herë të parë nga fillimi i bombardimeve më 24 mars. Janë qëlluar ndërtesa e Ministrisë federale të punëve të brendshme . Në Novi Sad është shkatrruar ura e dytë në Danub.
  • 2008 – Në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë lirohet ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi