Ngjarje:
03 maj 1481 – Ndërroi jetë Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari, sovrani i 7-të i Perandorisë Osmane. Ky perandor botëror, i cili ngadhënjeu Stambollin në moshën 21-vjeçare duke i dhënë fund periudhës mesjetare dhe filluar një epokë të re, me këtë triumf të jashtëzakonshëm shënoi edhe rënien e sundimit 1.000-vjeçar të Perandorisë Bizantine.
03 maj 1494 – Detari spanjoll Cristoforo Colombo zbuloi një ujdhesë të cilën ma vonë u quajt Xhamajka.
03 maj 1841 – Zelanda e Re shpallet koloni britaneze.
03 maj 1877 – Nën kryesinë e atdhetarit Abdyl Frashëri u formua Komiteti i Janinës.
03 maj 1920 – U themelua “Komiteti Ekzekutiv i Delegatëve”, i cili është edhe këshilli i parë i ministrave të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë. Të njëjtën ditë, Komiteti Ekzekutiv i Delegatëve mbajti edhe takimin e parë nën kryesimin e Mustafa Qemal Ataturkut.
03 maj 1934 – Avioni gjuajtës i prodhuar në Fabrikën e Avionëve në Kajseri, mbërriti në Ankara pas një fluturimi 50 minuta të gjatë.
03 maj 1993 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 majin si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’u kujtuar qeverive detyrën e tyre për të respektuar dhe mbështetur të drejtën e lirisë së shprehjes, garantuar sipas Artikullit 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Festa dhe përvjetore:
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.