Si sot 29 Gusht!

Ngjarje:

  • 1484 – Papa Innocenci VIII u zgjodh papë pas vdekjes së Papa Sisto IV.
  • 1498 – Vasco da Gama vendos të kthehet në Portugali.
  • 1521 – Perandoria Osmane pushton qytetin Nándorfehérvár, tani i njohur si Beogradi. Turqit nën udhëheqjen e sulltan Sylejmanit morën nën sundimin e tyre Beogradin dhe shpallen kryeqytet të Sanxhakut të Smederevës.
  • 1831 – Michael Faraday zbuloi induksionin elektromagnetik.
  • 1885 – Gottlieb Daimler patentoi motoçikletën e parë në botë.
  • 1898 – U themelua kompania Goodyear.
  • 1995 – NATO lëshon Operation Deliberate Force kundër forcave të Serbëve të Bosnjës.
  • 2005 – Uragani Katrina përfshiu Gjirin e Meksikës dhe bregdetin e SHBA-ve dhe gati krejtësisht e vërshoi qytetin New Orleans në shtetin federal të Louisianës. Vdiqën mbi 1000 njerëz dhe mbi 500 000 u detyruan ti lëshojnë shtëpitë e tyre.
  • 1995 – NATO-ja filloi sulmet ndaj forcave serbe të Bosnjës.

Festa dhe përvjetore:

  • Kisha Ortodokse përkujton Prerjen e Kokës së Shën Joan Pararendësit dhe Pagëzorit, profetit më të madh të Krishterimit.

Gjon Pagëzori është një ndër figurat qendrore të Mandeizmit, Krishterimit, Islamit dhe Ungjijve.

Shën Joani njihet gjithashtu edhe si “Pararendësi”, pra ai që “shkon (rend) përpara dhe hap rrugën”, dhe si “Pagëzori”, sepse pagëzoi Krishtin, me të Cilin kishte dhe lidhje farefisnore. Vetë Krishti tha për Joanin se ai është më i madhi ndër profetët. Në Kishat Ortodokse, kjo figurë zë vend pas Hyjlindëses Mari, prandaj edhe ikona e tij vendoset gjithnjë pranë ikonës së Krishtit dhe Hyjlindëses Mari. Në kishën katolike dita e 24 qershorit është festa përkujtimore e lindjes së Joan (Gjon) Pagëzorit. Ai është shenjt i kishës ortodokse dhe katolike. Jeta dhe predikimet e tij ndërthuren vazhdimisht me veprën e Jisu Krishtit.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi