Ngjarje:
- 1547 – Vdiq Henry VIII. Djali i tij 9 vjeçar, Edward VI u bë mbret.
- 1878 – Yale Daily News u bë gazeta e parë e përditshme e një kolegji në ShBA.
- 1899 – U formua Lidhja e Pejës.
- 1920 – Filloi punimet Kongresi i Lushnjës të cilat zgjatën deri me 31 janar.
- 1932 – Forcat japoneze sulmuan qytetin Shangai në Kinë.
- 1933 – Emri Pakistan për herë të parë u përdor nga Choudhary Rehmat Ali Khan dhe u pranua nga muslimanët e Indisë të cilët më vonë e përodrën si emër të lëvizjes për pavarësi, Lëvizja e Pakistanit.
- 1945 – Filloi transmetimi i programit në gjuhën shqipe në valët e Radio Shkupit.
- 1997 – U arrestua për herë të katërt Nait Hasani. Kësaj here Naiti kindapohet dhe për një muaj nuk është ditur asgjë për fatin e tij.
Festa dhe përvjetore:
- Shën Efraimi i Sirisë
Ai nderohet si shenjtor i kishës katolike dhe asaj ortodokse. Nderohet në veçanti nga kisha siriane.
Mbahet si themeluesi i Shkollës së persianeve dhe pranë bashkëkohësit të tij të vjetër Afrahatit, si një prej teologëve më të mëdhenj të kishës siriane.
Mësues i kishës katolike u shpall në vitin 1920 nga Papa Benedikti XV në ciklikën Principi Apostolorum të 5 tetorit.
Efraimi ka shkruar shume hymne, poezi dhe predikime ne vargje, si edhe shpjegime biblike. Këto ishin pune te teologjisë praktike për ndërtimin e kishës ne kohet e vështira që ajo po përjetonte, para përçarjes se saj. Veprat e tij ishin aq te mirënjohura, saqë, shekuj pas vdekjes se tij, autore te krishterë shkruan qindra vepra me mbishkrimin e rreme ne emër te tij. Veprat e Efraimit dëshmojnë një shprehje te besimit te hershem kumbues te krishtere, te prekura pak nga mënyra e mendimit evropian, dhe më i zënë me mënyrat e diskutimit te lindjes.
Dita e festes se tij ne kishën katolike është 9 qershori, ne kishën ortodokse 28 janari.