Si sot 28 Dhjetor!

Ngjarje:

1612 – Galileo Galilei zbuloi planetin Neptun, ndonëse ai e quajti atë gabimisht një yll. Për këtë arsye, astronomi italian nuk njihet si zbuluesi i Neptunit, edhe pse disa shkencëtarë thonë që Galileo në shënimet e tij nënvizonte se ylli dukej sikur lëvizte, një veçori kjo e planetëve.

1878 – Një urë hekurudhore në afërsi të qytetit Dandi të Britanisë së Madhe u shemb gjatë kalimit të trenit. Aksidenti shkaktoi vdekjen e 75 personave, shumica e të cilëve u mbytën në ujërat e lumit Taj.

1895 – Filmat “Mbërritja e një treni në Stacionin «La Ciotat»”, “Mëngjesi i fëmijës” dhe “Farkëtarët”, të parët e xhiruar nga vëllezërit Auguste dhe Louis Lumiere, u shfaqën për herë të parë në kryeqytetin e Francës. Parisienët treguan interes të lartë për premierën e këtyre filmave me metrazh të shkurtër në kinema. Kjo shfaqje e vëllezërve Lumiere në Kafenë e Madhe në “Boulevard des Capucines”, e para me pagesë për publikun, shënoi lindjen e kinemasë.

  • 1908 – Tërmet në Messina në Sicili (Itali), shkaktoi 75 000 viktima.

1922 – Erdhi në jetë karikaturisti amerikan, Stan Lee, autor i romanëve vizatimorë me famë botërore si “Njeriu Merimangë”, “Hulk” dhe “X-Men”.

1973 – Shkrimtari, dramaturgu, aktivisti i të drejtave të njeriut dhe historiani rus, Aleksandr Solzhenitsyn, publikoi kryeveprën e tij me titull “Arkipelagu Gulag”, një paraqitje shumëplanëshe e kampeve, burgjeve, qendrave transit dhe e policisë së fshehtë; e informatorëve, spiunëve dhe e hetuesve, por njëherësh edhe e heroizmit; një botë antistaliniste në zemrën e Bashkimit Sovjetik, ku çelësi për të mbijetuar nuk gjendet te shpresa, por te dëshpërimi.

1981 – Në Norfolk (SHBA) u lind Elizabeth Jordan Carr, beba e parë amerikane “nga epruveta”.

2004 – Vdiq në moshën 68-vjeçare shkrimtarja dhe filozofja amerikane, Susan Sontag, autore e shumë veprave me famë ndërkombëtare.

Related posts

A e dini perse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?!

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!