Ngjarje:
- 1590 – Papa Urbani VII vdes 13 ditë pasi zgjedhet Papë dhe njëherësh bëhet Papa me kohën më të shkurtën në detyrë në historinë e papëve.
- 1777 – Lancaster, Pennsylvania bëhet kryeqyteti i ShBA-ve për 1 ditë.
- 1821 – Meksika pavarësohet nga Spanja.
- 1822 – Jean-François Champollion shpall se ka deshifruar shkrimin në gurin Rosetta.
- 1928 – Republika e Kinës njihet nga ShBA-të.
- 1937 – Vritet Tigri i fundit Balinez.
- 1942 – Glenn Miller dhe orkestra e tij bënë paraqitjen e tyre të fundit para bashkangjitjes së tij në Armatën Amerikane.
- 1964 – Komisioni Warren paraqet raportin në të cilin thuhet se Lee Harvey Oswald, duke vepruar vetë, ka vrarë presidentin John F. Kennedy.
- 1983 – Richard Stallman shpall projektin GNU për të zhvilluar sistemin operativ Unix-like.
- 2002 – Limori Lindor i bashkohet Kombeve të Bashkuara.
- 2003 – Lëshohet sateliti Smart 1
- 2005 – Episodi i fundit i Tom & Jerry
- 2006- Momçillo Krajishnik u dënua nga ICTY-tion për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit me dënua me 27 vjet burg.
- 2010 – Fatmir Sejdiu jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Republikës së Kosovës pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se ai ka bërë shkelje të Kushtetutës
Festa dhe përvjetore:
Dita Botërore e Turizmit
Sot shënohet në këtë datë dita botërore e turizimit.Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi; sipas definicionit te Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve te Bashkuara).