Si sot 27 Mars!

Ngjarje:

  • 27 mars – Alexander, nje ushtar pannonian u martirizua ne shekullin e 3.
  • 27 mars 1977 – Ndodhi fatkeqësia e Tenerifes, që cilësohet si aksidenti më i madh ajror në historinë e aviacionit. 575 persona mbetën të vdekur dhe 70 të tjerë të plagosur si pasojë e përplasjes së dy avionëve pasagjerësh, të cilët ishin duke bërë uljen.
  • 27 mars 1941 – Në Jugosllavi, gjenerali Dushan Simoviç, mori kontrollin e udhëheqjes së vendit me një grushtshteti jo të përgjakshëm. Qeveria e re mori vendim për daljen nga Blloku i Shteteve të Boshtit, që ishte krijuar në Luftën e II Botërore kundër bllokut të Shteteve Aleate.  
  • 27 mars 1945 – Vdiq Halit Ziya Usakligil (Uşaklıgil), një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të periudhës së Servet-i Funun dhe Republikës.
  • 27 mars 1961 – U shpall Dita Botërore e Teatrit
  • 27 mars 1999 – kriminelët serbë u futën në ambientet e Kompleksit Memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe me këtë rast e dogjën Shtëpinë muze të lidhjes me rreth 11 mijë eksponate historike.

Festa dhe përvjetore:

  • Dita botërore e teatrit

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!