Si sot 27 Janar!

Ngjarje:

  • 98 – Trajan u bë Perandor Romak pas vdekjes së perandorit Nerva.
  • 661 – Përfundoi epoka e kalifatit Rashidun me vdekjen e Ali Ibn Ebi Talibt.
  • 1593 – Vatikani hapi gjykimin 7 vjeçar kundër dijetarit Xhordano Bruno. 
  • 1695 – Mustafa II u bë sulltan i Perandorisë Osmane, pas vdekjes së sulltanit Ahmed II. Mustafa udhëhoqi gjer në vdekjen e tij në vitin 1703.
  • 1785 – U themelua universiteti i parë publik në ShBA, Universiteti i Gjorgjisë.
  • 1870 – Vllazëria e parë e grave, Kappa Alpha Theta, u themelua në DePauw University.
  • 1888 – U themelua Shoqëria Nacional Gjeografike në Washington, D.C..
  • 1913 – Atletit indiano-amerikan Jim Thorpe, i cili nga shumë njerëz quhej atleti më i mirë i botës, iu morën dy medalje ari, që ai kishte fituar në lojërat olimpike të vitit 1912.
  • 1939 – U realizua fluturimi i parë i Lockheed P-38 Lightning.
  • 1945 – Armata e kuqe çliron kampin e përqëndrimit nazist Auschwitz.
  • 1967 – Programi Apollo: Apollo 1 – Astronautët Gus Grissom, Edward White dhe Roger Chaffee vdiqën gjatë testimeve të anijes kozmije në Kennedy Space Center.
  • 1967 – Më shumë se gjashtëdhjetë kombe nënshkruan marrëveshjen për ndalimin e armëve nukleare në hapësirë.
  • 1978 – Policia e Kalifornisë arrestoi Vasësin Serik Richard Chase i dyshuar per 6 vrasje.
  • 1996 – Koloneli Ibrahim Baré Maïnassara u zgjodh president i Nigerit pas rrëzimit të presidentit Mahamane Ousmane në puç ushtarak.

Festa dhe përvjetore:

  • 1945 – Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit
Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si ‪Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.

Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.

Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, në ditën e përkujtimit të Holokaustit. ‪

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore.‪

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!