Si sot 26 Prill!

Ngjarje:

26 prill 1870 – Në Shtetin Osman hapet Shkolla e Mësueseve (Darulmuallimat), që kishte për qëllim angazhimin e mësueseve të reja në shkollat fillore dhe të mesme për vajza.   

26 prill 1907 – gazeta “Kombi” shkruan se në këtë kohë në New York jetonin 20 000 arbresh.

26 prill 1936 – Vdes Samipashazade Sezaiu (Samipaşazade Sezai), autor i romanit me titull “Aventurë” (Següzeşt), një prej romaneve të para realiste dhe me rëndësi të veçantë në historinë e letërsisë turke.

26 prill 1945 – Lufta e dytë botërore: ushtria sovjetike pushtoj Stettin.

26 prill 1966 – Nga tërmeti i fuqisë 8 ballë që tronditi qytetin Tashkent (Taşkent) të Republikës së Uzbekistanit, u rrënuan mbi 36 mijë godina dhe 300 mijë persona mbetën të pastrehë.

26 prill 1986 –Ukraina u trondit nga shpërthimi gjatë një testi të zhvilluar në reaktorin bërthamor në Çernobil. Nga retë radioaktive që u krijuan si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan afërsisht 7 milionë persona.

26 prill 1999 – Në përvjetorin e fatkeqësisë së Çernobilit piratët kibernetikë bllokuan kompjuterët. Nga virusi Çernobil u ndikuan mbi 300 mijë kompjuterë. Kostoja e këtij virusi për kompanitë ishte 100 miliardë dollarë. 

Festa dhe përvjetore:

Dita ndërkombëtare e pronësisë intelektuale.

Kjo ditë filloi të kremtohet prej vitit 2000 nga ana e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (World Intellectual Property Organization – WIPO)

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime!